Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të  substancave narkotike

ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj një person gjatë mbrëmjes së djeshme pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar  në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri, në kohën kur zyrtarët policor kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore me ç’ rast gjatë kontrollit  të detajuar brenda automjetit është gjetur një qese e vogël me  substancës narkotike në sasi prej 3 gram, dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari  F. Z., 30 vjeçar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i  dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com