Lajme

Arrestohet një person, dyshohet se goditi me veturë prokuroren në Pejë

Një person është arrestuar në qytetin e Pejës, pasi që dyshohet se gjatë ditës së sotme ka shkelur me veture Prokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Shkodran Nikçi- zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Është arrestuar personi i dyshuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë.”, tha Nikçi për Shqip.com

Nikqi tha se i arrestuari dyshohet për dy vepra penale. Ndryshe, aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë./Shqip.com