Lajme

Arrestohet një person, dyshohet për mashtrim me subvencione, përfitoj dhjetëra mijë euro

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori I Hetimeve të Korrupsionit, ka arritur që të arrestojë një person.

Deri tek arrestimi i të dyshuarit është bërë pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“Pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione, ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar me iniciale (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijë euro në vitin 2020”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Po ashtu është bërë e ditur se  i dyshuari me vendim të Prokurorit kompetent ndalohet për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore./Shqip.com