Arrestohet një person, dyshohet për degradim të integritetit seksual

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor me datën 01.09.2022 pas një pune operacionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Kosovar E.M. (2003).
Arrestimi i të dyshuarit është bërë për arsye se në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare.
Po ashtu është bërë e ditur se edhe pse i dyshuari e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan./Shqip.com