Lajme

Arrestohet një nga sulmuesit e gazetarëve

Protestuesit e pakënaqur serbë në Veri, Vuçiqin e quajnë “tradhtar”
Protestuesit e pakënaqur serbë në Veri, Vuçiqin e quajnë “tradhtar”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq më datë 29 maj.

Ai ka thënë se personi i arrestuar është Nemanja Vllaskovic dhe se i njëjti do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve.

Ministri ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve.

/Shqip.com