Lajme

Arrestohet një ish-punëtor i Postës, iu gjetën mbi 2 mijë dërgesa postare që nuk i kishte dorëzuar te palët

Ilustrim

Një ish-punëtor i Postës së Kosovës, M.B., është arrestuar të martën në Prishtinë pasi që dyshohet për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, përcjell Shqip.com.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dërgesa postare të pa dorëzuara nga ai i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre te palët e adresuara.

Posta e Kosovës.

“Dëshmitë dhe provat e gjetura dhe sekuestruara janë si në vijim: 682 shkresa të Gjykatës, 512 fatura të tatimit mbi pronë, 337 fatura te Valës, 57 dërgesa ndërkombëtare, 200 shkresa të trustit, 197 fatura të bankave, 7 shkresa të Ministrisë së Bujqësisë, 18 dërgesa nga Komuna e Lipjanit, 1 dërgesë nga AKP, 14 dërgesa nga përmbaruesit privat, 1 dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor.

Në total (2026) dërgesa të ndryshme të pa dorëzuara që i dyshuari kishte obligim ti dorëzonte tek palët e adresuara në bazë të detyrës së tij zyrtare”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, PK ka njoftuar se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh./SHQIP.com