Lajme

Arrestohet një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person të dyshuar.

Deri tek arrestimi tij erdhi pasi që hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, kanë pranuar një informatë se një person dyshohet se posedon lëndë narkotike.

“Më, 09.09.2022, hetuesit policorë, kanë identifikuar Z.K., (viti i lindjes 1986,mashkull kosovar), kanë ndaluar të njëjtin, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të vogla (0.8 gr.) me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e PK-së.

ilustrim

Po ashtu është bërë e ditur se policia ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit të lartcekur.

“Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gr., po ashtu dyshohet të jetë kokainë, 160 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një peshore digjitale”, thuhet më tutje në njoftim.

I dyshuari është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori dërgohet në mbajtje deri në 48 orë./Shqip.com