Lajme

Arrestohet një burrë në Gjilan, dyshohet se vazhdimisht trafikoi një grua

Ilustrim

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjilan nën dyshimet se ai ka trafikuar vazhdimisht një grua.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, palët janë intervistuar dhe personi është dërguar në mbajtje.

Më 01.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi ka trafikuar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ilustrim

Tutje, PK-ja njofton se rasti është në procedurë hetimore./Shqip.com