Lajme

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, e përdhunoi një të mitur

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 26-vjeçar është arrestuar të shtunën në Fier pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare.

Policia bën me dije se është ndaluar shtetasi D. M., banues në Mallakastër.

Gjatë kontrollit të banesës së 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që e mbante pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/Shqip.com