Lajme

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar nje person të dyshuar për veprën penale “Dhunim”.

Por si ndodhi arrestimi i tij?

Më datë 29 mars 2023, rreth orës 13:30, nё stacionin Policor Klinё prindi i një vajze e ka paraqitur si person tё zhdukur vajzën e tij (tё mitur).Ankuesi deklaron se vajzën e ka kërkuar në disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës.

Me të marrë këtë informatë Policia e Kosovës nisi punën intensive për gjetjen e saj.

Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, është arritur ta identifikohe lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar.

Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

/Shqip.com