Lajme

Arrestohet në Ferizaj i dyshuari për trafikimin e një 13-vjeçarje dhe një 15-vjeçarje

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën mbrëma ka arrestuar në Ferizaj një të dyshuar për veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Siç bëhet e ditur, ai kishte punësuar dhe strehuar dy viktima njëra fëmijë (13-vjeçare) dhe tjetra e mitur (15-vjeçare).

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë së mërkurës në Kosovë janë arrestuar 22 persona, 16 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit./SHQIP.com