Lajme

Arrestohet në Belgjikë i dyshuari për vrasjen e para 10 vjetëve në Junik

Uniforma e policisë në Belgjikë

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e rëndë që kishte ndodhur më 16 maj të vitit 2012 në Junik.

Siç njofton policia, ai është arrestuar në Belgjikë dhe i është dërguar autoriteteve të Kosovës.

“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës”.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Më 16 maj të vitit 2015 në lagjen “Çokë” të Junikut ishin vrarë Vllaznim e Blerim Pukaj, ndërsa ishte plagosur Nazmi Pukaj.

Të tre në atë kohë ishin nën moshën 30-vjeçare.

Tri vjet pas ngjarjes, në Komunën e Deçanit ishte shtrirë dora e pajtimit mes familjes Puka nga Kosharja e Gjakovës dhe familjes Demaj nga Shipshani i Tropojës./SHQIP.com