Sport Ndërkombëtar

Arrestohet lojtari i Man Utd, dyshohet për përdhunim

Mason Greenwood

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, është arrestuar nën dyshimin për përdhunim dhe sulm pas akuzave në rrjetet sociale.

Policia e Mançesterit tha se ishte vënë në dijeni për “imazhet dhe videot në mediat sociale të postuara nga një grua që raportonte incidente të dhunës fizike”.

Policia shtoi se “mund të konfirmojmë se një burrë rreth të 20-ave është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm”, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Ai ndodhet në paraburgim për t’u marrë në pyetje dhe hetimet janë duke vazhduar.

Manchester United më herët tha se lojtari nuk do të kthehej në stërvitje apo ndeshje deri në një njoftim të dytë.

Klubi tha se ata “nuk e falin dhunën e asnjë lloji” dhe ishin vënë në dijeni për akuzat në mediat sociale, por nuk do të bëjnë komente të mëtejshme derisa “aludimet të jenë vërtetuar”.

Mason Greenwood nuk i është përgjigjur akuzave të mediave sociale.

Futbollisti 20-vjeçar, i cili bëri debutimin e tij për klubin në mars 2019, nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare në shkurt 2021 pasi u ngrit në radhët e akademisë së United./SHQIP.com