Lajme

Arrestohet kryetari i Tuzit

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, është arrestuar në Podgoricë.

Burime të “Vijesti” bëjnë me dije se Gjeljosaj pas ndalimit është konfrontuar me policinë, që ka çuar deri te masa e arrestit.

Nga Drejtoria e Policisë nuk kanë dashur të komentojnë rastin, por kanë thënë se masat dhe veprimet policore janë në vazhdim e sipër, pas së cilës do të lëshojnë një deklaratë.

Gjeloshaj angazhimin në politikë e ka filluar në Iniciativën Qytetare dhe më vonë në Alternativën Shqiptare, i cili pas agazhimit të tij dhe ekipit që kishte zgjdhur ka arritur mjaft sukses gjatë fushatave zgjedhore në vend dhe diasporë.

/Shqip.com