Lajme

Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lushnjës

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar nga policia, transmeton SHQIP.

Mësohet se Tushe është ndaluar në kuadër të një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, raporton’Albeu’.

Në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar edhe 10 të tjerë.

“Ky operacion vjen pas një hetimi disa mujor. Ndërkaq FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës”, thuhet në njoftim.

Mësohet se personat e arrestuar janë bashkëpunëtorë të Tushës dhe biznesmenë./SHQIP.com