Lajme

Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë së Kosovës, u kap me 50 kg marihuanë në Mal të Zi

Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci është arrestuar në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë.

Reci është arrestuar herët në mëngjes, në terminalin e daljes, raporton gazeta malazeze Vijesti, transmeton Shqip.com.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 kanë parandaluar kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si droga narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. Është arrestuar B.Rr nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit të paautorizuar “Mbajtja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftim.

Ish-sekretari në Ministrinë e Tregtisë, Burim Reci

Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave gjatë ditës ka njoftuar zyrtarisht se gjatë kontrollit të një veture të tipit Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga B.Rr, shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marihuanë.

Ndërsa, theksojnë se masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër./Shqip.com