Lajme

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni, dyshohet për pedofili

Policia e Kosovës ka arrestuar 76 vjeçarin nga Prizreni Fazli Kikaj, i cili dyshohet për pedofili.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po ju konfirmojë se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar ne polici, i njëjti me vendim të Prokurorit te shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal”, tha Gashi.

Kikaj, u dyshua për pedofili pasi u publikuan disa pamje ku ai tentoj ta bind për marrëdhënie intime një të mitur, e cila në fakt ishte një gazetare nga Shqipëria.