Lajme

Arrestohet i mituri për vrasje në tentativë në Lipjan

Policia e Kosovës, Ilustrim
Policia e Kosovës, Ilustrim

Një i mitur është arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në këtë rast janë lënduar dy persona me mjetë të mprehtë.

“Sot rreth orës 13:40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.  Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Krahas kësaj, potencohet se pas intervistimit, i dyshuari E.K është dërguar në qendrën e mbajtjes.

/Shqip.com