Lajme

Arrestohet i dyshuari që keqtrajtonte nënën e tij

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Është arrestuar dje një i dyshuar në Gjakovë për dhunë në familje.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari në vazhdimësi e kishte trajtuar nënën e tij.

Teksa, viktima ka refuzuar të dërgohet në strehimore.

Gjakovë 28.03.2023-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka keqtrajtuar nënën e tij. Viktima ka refuzuar të dërgohet në strehimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

/Shqip.com