Lajme

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin e plagosjes që ndodhi të hënën mbrëma në rrugën “Egnatia” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërsa, viktima që ka pësuar lëndime trupore është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një plumb, ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar armën – pistoletë me një karikator dhe tre fishekë.

Rasti është hapur si “Vrasje në tentativë”./SHQIP.com