Lajme

Arrestohet Frashër Krasniqi

Foto Arkiv
Foto Arkiv

Është arrestuar aktivisti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi.

Kështu ka bërë të ditur Dardan Molliqaj, kryetar i këtij subjekti politik, ku sipas tij përndjekja e pushtetit vazhdon edhe sot.

“Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen”, tha Molliqaj në një postim në Facebook.

Molliqaj tutje tha se këto “metoda autoritare” të frikësimit nuk i ndalin ata.

“Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë”.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Frashër Krasniqit”, përfundoi Molliqaj.

Ndryshe dje janë arrestuar edhe aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati.

/Shqip.com