Rozë

Arrestohet Fero

Këngëtari i njohur Feronit Shabanit i njohur ndryshe si Fero është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Kështu ka konfirmuar për Shqip.com, Ismet Hashani- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Sot me datën 16.01.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022”, ka thënë Hashani.

Po ashtu është bërë e ditur se i njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

Ndaj Feros do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,,Përdorim i armës’’.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

/Shqip.com