Lajme

Arrestohet e mitura që theri 15-vjeçarin në Obiliq

Ilustrim

Një vajzë e mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës për veprën penale “lendim të lehtë trupor”.

Nga Policia e Kosovës është raportuar se vajza në fjalë theri me thikë një 15 vjeçar dje në sheshin e Obiliqit.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas ka sulmuar fizikisht me thikë të miturin, viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës

Me vendim të prokurorit, e mitura është dërguar në mbajtje për 24 orë/Shqip.com