Lajme

Arrestohet e mitura në Ferizaj, dyshohet se sulmoi nënën e saj

Ilustrim

Një vajzë e mitur është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar nënën e saj.

Sipas PK-së, ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

“Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin S.S (F/K) e moshës 16 vjeçare,  e cila pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë familjare, duke sulmuar nënën e saj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas incidentit, e dyshuara është dërguar në stacionin policor në Ferizaj dhe është intervistuar në prani ët prindit dhe avokatit të saj.

“Policia të dyshuarën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të prindit dhe avokatit të saj”.

Tutje, PK-ja njoftoi se e vendim të prokurorit të rastit, e mitura është dërguar në mbajtje për 24 orë.

/Shqip.com