Lajme

Arrestohet dhe më pas lirohet një person në Skënderaj, dyshohet se dhunoi seksualisht një të mitur

Ilustrim

Një person është arrestuar të premten në Skënderaj pasi që dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur, përcjell Shqip.com.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima nuk ka pranuar që të marrë tretman mjekësor.

Ilustrim

Ndërkaq, me rekomandim të prokurorit, pas intervistimit, i  dyshuari është liruar dhe rasti është proceduar në   procedurë të rregullt.

“Në lidhje me rastin me datë 22.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka se ka dhunuar seksualisht të miturën, viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të marr tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./SHQIP.com