Arrestohet Dardan Krivaqa – i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., nga Ferizaj, është arrestuar në një fshat të kësaj komune, njofton Shqip.com.
Kështu ka bërë të ditur majori i Policisë në Ferizaj, Mehmet Alihajdini.
Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar para pak minutave dhe Policia do të dalë me komunikatë për media me më shumë detaje.
“Mund të konfirmoj se i dyshuari tashmë gjendet në objektet policore”, ka thënë AIihajdini.
Krivaqa i cili po bashkëjetonte prej më shumë se dy muaj me viktimën, dyshohet se e ka vrarë ferizajasen 18-vjeçare M.O., e më pas bashkë me një tjetër person të dyshuar e kanë dërguar trupin e pajetë te emergjenca e Spitalit Rajonal në Ferizaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar sot rreth orës 12:05 në një fshat të kësaj komune.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komuntesën e Prokurorisë.
I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.
Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.
Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur. /Shqip.com