Lajme

Arrestohet burri që u prezantua me pasaportë të falsifikuar në aeroportin e Prishtinës

Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë
Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë

Një shtetas i huaj është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari”, pasi dyshohet se është prezatuar me pasaportë të falsifikuar.

Policia ka bërë të ditur se pasaporta është sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve i dyshuari ka prezentuar një pasaportë të huaj e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje./Shqip.com