Sport Shqiptar

Arrestohet Ballisti në Shqipëri

Tifozi Kuq e Zi, Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti është arrestuar në Shqipëri.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të tij në Facebook, përmes një njoftimi ku bëhet e ditur se ai është arrestuar në Kukës.

“Sot, në ora 09:30, autoritetet e “Rilindjes” arrestojnë Ismail Morinën në Kukës”, thuhet në njoftim.

Pas lajmit ka reaguar edhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili përmes një postimi e ka “dënuar” këtë veprim.

“Te dashur miq, me urdhër te Edi Rames arrestohet sapo vuri këmben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin qe lëshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç”, ka shkruar ai.

Morina në ndeshjen Serbi – Shqipëri që u luajt në vitin 2014, futi në stadium me dron një flamur kuq e zi./Shqip.com

Police arrest man behind ′Greater Albania′ drone stunt ahead of Serbia  match | News | DW | 07.10.2015