Arrestohet arsimtari në Viti për të cilin u raportua se keqtrajtoi një nxënëse
Publikuar:
(14.11.2021 09:48:19)

Është arrestuar një arsimtar në Viti, për të cilën të dielën është raportuar se ka keqtrajtuar një nxënëse.
“Sinjali”, kishte publikuar një video, përmes të cilës shihet arsimtari duke e rrahur një fëmijë.
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tij.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Dhuna ndaj fëmijëve është e dënueshme sipas kodit penal. /Shqip.com