Lajme

Arrestohet 4 persona për fajde në Podujevë dhe Vushtrri

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës se djeshme, pas një operacioni policor të kryer në dy regjione, në Podujevë dhe Vushtrri.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës shtohet edhe se, gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri.

Siç njofton policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

FAJDE – Podujevë, Vushtrri, Lipjan 17.05.2023 – 06:00. Gjatë një operacioni policor në dy regjione është bërë kontrolli në shtatë lokacione banimi dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

/Shqip.com