Lajme

Arrestohet 37 vjeçari, shkaktoi dhunë në familje

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Një 37 vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shtërpcë.

“Dje, në ora 18:10 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë ishte një rast i dhunës në familje.Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij S.D ( F/K) e moshës 33 vjeçare”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

/Shqip.com