Lajme

Arrestohet 34-vjeçari pasi dyshohet se shpërndau video abuzive seksuale të fëmijëve në rrjete sociale

Ilustrim

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Shtatasi kosovar dyshohet se ka poseduar disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i ka shpërndarë tek personat  tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit WhatsApp.

“I dyshuari mashkull (1988) është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.

Arrestim nga Policia e Kosoves

Tutje, policia iu bënë thirrje prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike.

Veprimet si ky i lartpërmenduri janë të dënuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me nga një vit burg deri në 15 vite, varësisht nga forma e kryerjes së veprës penale./Shqip.com