Lajme

Arrestohet 32-vjeçari pasi kishte sulmuar një person zyrtar

Ilustrim.

Është arrestuar një person në Ferizaj pasi që i njëjti ka qenë në kërkim të policisë për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Siç njofton Policia Rajonale e Ferizajit, personi i kërkuar është arrestuar saktësisht në fshatin Loshkobare të Ferizajit.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet I.S (M/K), i moshës 32 vjeçar”.

I arrestuari ishte dënuar me 18 muaj burgim po që nuk i ishte përgjigjur ftesës së gjykatës.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve”.

Arrestimi nga Policia e Kosovës

Sipas policisë, pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./Shqip.com