Lajme

Arrestohet 31 vjeçari në Ferizaj, therri me thikë një person

Ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se kishte therrur një person tjetër me thikë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit të Policisë rajonale të Ferizajit, pas incidentit i dyshuari kishte ikur nga vendi I ngjarjes.

“Me datën 04.06.2022 rreth orës 12:40 në rrugën “Kemajl Hetemi” nê Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit të rëndë trupor, ku personi me inicialet Sh.S (M/K) i moshës 35 vjeçar kishte pësuar lëndime të rënda trupore ( therje me thikë) nga një person i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti fillimisht ishte cilësuar ” Lëndim i rëndë trupor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Organet kompetente kishin nisur hetimet për ngjarjen dhe kanë arrestuar të dyshuarin, të cilit si provë materiale i kanë sekuestruar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj,  kishte nisur hetimet intenzive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes  së informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dje me datën 08.06.2022 rreth orës 21:00 ka arrestuar të dyshuarin e kësaj ngjarje me inicialet Y.R ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe si provë materiale është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra”.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të rastit, 31 vjeçari është ndaluar për 48 orë, si dhe rasti është ricilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”./Shqip.com