Lajme

Arrestohet 31 vjeçari dyshohet se dhunoi një femër

Policia e Kosovës ka arrestuar një 31 vjeçar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

“Sot,  rreth orës 04:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se rreth orës 00:30 në rrugën magjistrale Ferizaj Prishtinë në një motel në Ferizaj dyshohej se ishte një rast “ Dhunimi”. Policët hetues dhe krimteknikët e  Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marr veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet. Në lidhje me këtë policët hetues kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar personin mashkull, kosovar i moshës 31 vjeçar me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Dhunimi” ndaj femrës kosovare e moshës 26 vjeçare”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tutje është bërë e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e  policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

/Shqip.com