Lajme

Arrestohet 19-vjeçari, ishte i dënuar me një vjet e pesë muaj burg

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar me inicialet L.B i vili ishte i dënuar me një vjet e pesë muaj.

PK e ka kërkuar të dyshuarin në bazë të urdhëresës në Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje”.

“Policia e Kosovës të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ilustrim.

PK ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Shqip.com