Lajme

Arrestohen tri femra, dyshohen për prostitucion, Policia ju konfiskon fletore të pazarit ditor

Foto ilustruese

Tre femra janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë  nën dyshimet se janë të përfshira në biznesin e prostitucionit.

Sipas njoftimit të PK-së, njëra nga të dyshuarat është shtetase e Shqipërisë, kurse dy të tjerat nga Kosova.

Pas punës hetimore të PK-së, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“Pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuara një femër shtetase e Shqipërisë dhe dy femra kosovare të cilat me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Në cilësinë e provave materiale, PK-ja ka konfiskuar një telefon, para dhe një fletore me shënime nga pazari ditor.

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar  një telefon mobil dhe 50 euro si dhe një fletore  në të cilën kanë mbajtur shënime për pazarin ditor”.

PK-ja e ka iniciuar rastin si “Mundësim në prostitucion ose detyrim në prostitucion/ ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”. Rasti është nën hetime./Shqip.com

.