Lajme

Arrestohen tre vëllezër në Ferizaj, sulmuan me mjete të forta tre tjerë

Ilustrim.

Tre vëllezër janë arrestuar të premten në fshatin Talinoc të Ferizajt për lëndim të lehtë trupor, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ata kanë sulmuar me mjete të forta tre viktimat, të cilët kanë marrë tretman mjekësor.

Ndërkaq, njëri prej të lënduarve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër në mes veti), pasi që me mjete te forta kanë sulmuar tre viktimat meshkuj  kosovarë. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e PK-së.

Kurse, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./SHQIP.com