Lajme

Arrestohen tre persona, kanosin njëri-tjetrin

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që të njejtit dyshohet se përmes sms-ve kanë kanosur njëri-tjetrin.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 31.01.2023, rreth orёs 18:15, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Papa Klementi” nё Pejё ka ndodhur njё incident.Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personat e pёrfshirё nё rrahje, deri te incidenti ka ardhur pasi qё peronat e dyshuar kanё shkёmbyer sms nё mes vete tё cilёt kanё kanosur njёri tjetrin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë se njёri nga tё dyshuarit pasi qё kishte lëndime trupore menjёherё ёshtё dёrguar nё emergjencёn e Spitalit rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor dhe mё pas ёshtё sjellё nё Stacionin Policor nё Pejё pёr intervistim.

Ndërsa dy tё dyshuarit tjerё janё arrestuar dhe janё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

/Shqip.com