Lajme

Arrestohen tre persona, dyshohet se kryen veprën penale “Rrëmbim dhe Dhunim”

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nga qyteti i Mitrovicës.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale “Rrëmbim dhe Dhunim”.

“Si rezultat i hetimeve intensive gjatë ditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë  identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Kosovës për veprat penale ‘Rrëmbim’ dhe ‘Dhunim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personat e arrestuar dyshohet se me 12 gusht në Mitrovicë kanë rrëmbyer një vajzë të moshës 18 vjeçare.

“Për  veprën penale rrëmbim  janë arrestuar  H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre  është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit  kanë rrëmbyer  viktimën femër/kosovare  të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë,  me ç’rast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara,  dy të dyshuarit H. M., dhe , po he G. B. 21., po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’,  ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale  ‘Dhunim’.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Shqip.com