Lajme

Arrestohen tetë persona në Ferizaj, u kapën duke luajtur bixhoz

Ilustrim.

Tetë persona janë arrestuar të dielën në fshatin Kosinë të Ferizajt për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të jashtëligjshëm, përcjell Shqip.com.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes si prova materiale janë konfiskuar 405 çipa, shtatë palë letra për bixhoz dhe një fletore.

Tutje, PK ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ishin duke zhvilluar aktivitet të jashtëligjshëm të bixhozit. Si prova materiale janë konfiskuar 405 çipa (zhetonë), shtatë palë letra për bixhoz dhe një fletore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./SHQIP.com