Lajme

Arrestohen të dyshuarit për vrasje në tentativë në Pejë

Ilustrim
Foto ilustruese

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Nga kjo përleshje, katër persona kanë pësuar lëndime ndërsa, Policia e Kosovës ka sekuestruar një thikë.

“Më datë 22 mars 2023 rreth orës 20:00, Policia është informuar se nё rrugën “ Mbretëresha Teutё ” nё Pejё ka ndodhur njё rrahje mes disa personave. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se si pasojё e rrahjes katër (4) persona kanё pёsuar lëndime trupore. Gjatё rrahjes ёshtё pёrdorur edhe njё mjet i mpreht (thikё), i cili ёshtё sekuestruar nga Policia”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas PK-së, të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor ndërsa, nëjri prej tyre është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Tё lënduarit janё dёrguar pёr tretman mjekësor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK”.

Tutje thuhet se dy personat e dyshuar janё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janë ndaluar pёr 48- orё.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

/Shqip.com