Lajme

Arrestohen pesë persona, trafikuan dy të mitura dhe i detyruan të ofronin shërbime seksuale

Trafikim me Qenie Njerëzore/ Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar pasi dyshohen që kanë kryer veprat penale “Trafikim me njerëz”,“Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunim”.

Policia bën të ditur se të dyshurit janë me origjinë nga Kosova dhe kanë trafikuar dy të mitura.

Policia e Kosovës

“Nga pesë (5) personat e arrestuar dy (2) nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre (3) janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Viktimat e mitura siç njofton PK-ja, po marrin shërbimet dhe trajtimin sipas procedurave standarde për personat e trafikuar./Shqip.com