Lajme

Arrestohen një femër dhe një mashkull, sulmuan dy policë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës.

Një femër dhe një mashkull janë arrestuar të premten pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, teksa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi që  në stacionin policor kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./SHQIP.com