Lajme

Arrestohen nëntë persona pas rrahjes masive në Prishtinë, lëndohen tre të tjerë

Ilustrim

Janë arrestuar nëntë persona pas një përleshje fizike në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore si dhe iu është ofruar tretmani mjekësor.

Prokurori i rastit ka marrë vendim që tetë prej të përfshirëve në ngjarje të dërgohen në mbajtje.

“Janë arrestuar nëntë (9) të dyshuar meshkuj kosovarë  pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre prej tyre kane pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tetë (8) prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ilustrim

Ndërsa, për njërin i cili është po ashtu i përfshirë në ngjarje, prokurori ka marrë vendimin që të lirohet në procedurë të rregullt./Shqip.com