Lajme Botë

Arrestohen në Spanjë 3 kriminelët më të kërkuar të Evropës

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Garda Civile spanjolle ka arrestuar tre të arratisur nga lista e kriminelëve më të kërkuar në Hungari, si dhe nga lista evropiane.

Sipas agjencisë së zbatimit të ligjit, operacioni është kryer së bashku me policinë hungareze. Të arrestuarit ndodheshin gjithashtu në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë, tha Garda Civile.

Të gjithë të arrestuarit janë shtetas hungarez.

Të dyshuarit janë të lidhur me tregtinë e paligjshme të drogës. Në maj të vitit 2023, forcat e rendit mësuan se autorët mund të ishin fshehur në Komunitetin Autonom të Valencias.

/Shqip.com