Lajme

Arrestohen katër persona në Kllokot për blerje të votave

Ilustrim

Katër persona, A.D., M.K., A.T dhe Xh.B, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pasi që dyshohen për blerje të votës, përcjell Shqip.com.

Përmes një komunikate, Prokuroria Speciale ka njoftuar se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ata dyshohet që kanë kryer veprat penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër (4) persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./SHQIP.com