Lajme

Arrestohen katër persona dyshohet të jenë përfshirë në vrasje në Malishevë

Ilustrim
Foto ilustruese

Një person ka vdekur në Malishevë, i njëjti dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Shqip.com se deri më tani janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

Lexo edhe:
Dyshohet për vrasje në Malishevë

/Shqip.com