Lajme

Arrestohen gjashtë persona që u kapën duke luajtur bixhoz në Ferizaj

Ilustrim.

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të premten mbrëma pasi janë hasur duke luajtur bixhoz në një lokal në Ferizaj.

“Mbrëmë, rreth orës 23:45 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në një lokal në rrugën ‘’Ilir Konushevci’’në Ferizaj dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë duke luajtur bixhoz”.

“Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga  hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, iu kanë përgjigjur kësaj informate dhe aty kanë hasur gjashtë (6) persona duke luajtur bixhoz”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes, dëshmi materiale janë gjetur 348 çipa të ngjyrave të ndryshme që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojë dhe dy palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.

“Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga policët e Njësisë  së  Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është iniciuar rast penal “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” për procedura të mëtejme hetimore./SHQIP.com