Lajme

Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së dhe MPJD-së për ryshfet

Ilustrim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, të enjtjen, ka ndaluar katër persona, pasi që dyshohen se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrja e ryshfetit” dhe “pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, njofton Shqip.com.

Përmes një njoftimi, Prokuroria deklaroi se dy nga të dyshuarit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet.

“Dy nga të lartcekurit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar katër të dyshuarit nga Policia e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 18 orësh./Shqip.com